Programi “Erasmus Plus” sivjet ofron mundësi të veçanta për të rinjtë, mundësia duhet shfrytëzuar

0
69

Komisioni Evropian vendosi që viti 2022 të jetë vit i të rinjve. Kjo do të thotë më tepër seminare, ngjarje dhe ekspozita të cilat janë të lidhur me të rinjtë, sivjet do të vendosen në piadestal. Kështu njoftoi sot drejtori i “Erasmus plus”, Marko Gjorgjievski në një deklaratë për Utrinski Brifing.

“Në emër të Agjencisë Nacionale “Erasmus Plus” i thërras të gjitha shkollat dhe organizatat të logohen në portalin evropian rinor ku në nivel evropian për momentin ka mbi 3000 ngjarje. Organizatat rinore duhet të jenë sa më tepër të jetë e mundur më të dukshëm që t’u ndihmojmë edhe ne si agjenci nacionale. Institucionet janë ato të cilat duhet të aplikojnë, respektivisht shkollat, universitetet dhe çerdhet, ndërsa nga ana tjetër mund të aplikojnë dhe organizata rinore. Nëse bëhet fjalë për shkolla, institucionet duhet ta pranojnë grantin dhe më pas të shpallin thirrje publike transparente”, thotë Gjorgjievski.

Pjesa më e madhe e buxhetit të Erasmus Plus programit, përfundon me institucionet e arsimit të lartë.

“Nga viti 2014 deri në vitin 2020, mbi 2200 studentë nga Maqedonia e kanë shfrytëzuar programin Erasmus Plus, derisa vetëm në vitin 2021 këtë program e shfrytëzuan rreth 600 studentë. Ky program jep kontribut në zhvillimin e një të riu, si në planin profesional, ashtu edhe në atë privat. Ekziston mundësi për bashkëpunim edhe me partneritete të vogla, ku të rinjve tanë u nevojitet vetëm një partner nga shtetet programore nga Evropia me të cilat do të nënshkruajnë projekt dhe do të mund të aplikojnë. Gjithashtu mund të aplikojnë edhe grupe joformale prej pesë personave të cilët do të shkruajnë projekt. Vet programi Erasmus Plus ka katër prioritete, ato janë agjenda e gjelbër dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike, digjitalizimi, inkluziviteti dhe diversitetin, si dhe pjesmarjen e të rinjve në jetën demokratike”, shtoi Gjorgjievski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here