23.8 C
Skopje

Renovohet ambulanca në Haraçinë

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi sot së bashku me drejtorin e shtëpisë së shëndetit, Besim Koka kanë njoftuar qytetarët për renovimin e ambulancës së kësaj komune.
Statusi i plotë i Ibraimit:
Në bashkëpunim mes Komunës së Haraçinës dhe Shtëpisë së shëndetit, perfaqësuar nga drejtori z. Besik Koka, u bë rinovimi i ambulancës në vendbanimin Haraçinë, edhe atë:
– Pajisja me ujë në të githë objektin e ambulancës;
– Riparimi i brendshëm i ambulancës;
– U bë ndrrimi i dyerve, dritareve si dhe ndriçimi në të gjitha zyrat e objektit;
– Rikonstruimi i tualeteve;
– Ngjyrosja e të gjitha hapësirave të brendshme të objektit;
– u rregullua parkingu i ambulancës;
– U larguan mbrojtëset e hekurta që ishin në oborrin e ambulancës;
– Pjesa e pasme e ambulancës nga një rrëmujë e madhe që ishte pothuaj se gjysmë deponi, u shndërrua në park.
Po ashtu z. Koka premtoj vazhdimësi të punimeve tjera (rregullimi i dyshemesë dhe çatisë).
Drejtori Koka paralajmëroi edhe hapjen e një laboratori ku qytetarët tanë dot kenë mundësinë për kontrollimin e gjakut.
Marketing