23.8 C
Skopje

SHBA paralajmëron sanksione të reja kundër industrisë ruse të mbrojtjes

Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj kompanive ruse të mbrojtjes, në mënyrë që të “kufizojnë aftësinë e Rusisë për të zëvendësuar pajisjet ushtarake të humbura tashmë gjatë luftës brutale kundër Ukrainës”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur në margjinat e samitit të G7 në Gjermaninë jugore, një zyrtar tha se Uashingtoni do të vendosë tarifa më të larta për më shumë se 570 grupe produktesh ruse me vlerë rreth 2.3 miliardë dollarë.

“Udhëheqësit e G7 do të harmonizojnë dhe zgjerojnë sanksionet e synuara për të kufizuar më tej aksesin e Rusisë në teknologjinë perëndimore që mund të mbështesë industrinë ruse të armëve,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e tij të G7 do të kërkojnë autorizim për të vënë të gjitha të ardhurat doganore për mallrat ruse në përpjekjet ushtarake të Ukrainës, tha ai.

Marketing