Varhejli: Për disa ditë mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë

0
53

Bruksel, 27 qershor – Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejli, deklaroi se konferenca e parë ndërqeveritare e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahet ditëve në vijim.

Ai shprehet se janë bërë shumë përjekje të tejkalohet kontesti ndërsa tani radhën e ka Maqedonia që të pranojë protokolin.

“Shumë përpjekje janë bërë që të tejkalohet kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. TAni është koha që të gjithë pjesmarësit të bëjnë hapin e fundit. Kam shumë shpresa se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet për disa ditë. Këto vende zbatuan gjithçka që u kërkua prej tyre. Ata janë të gatshëm, duhet të jemi edhe ne. Kemi zgjidhje në tavolinë e cila tanimë është miratuar nga Parlamenti bullgar. Të gjitha pengesat janë tejkaluar, BE duhet të përparojë”, thotë Varhejli.

Ai theksoi se BE është e vendosur të vendosë gjithë rajonin në BE dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen me të gjitha mekanizmat për zbutjen e krizave, duke përfshirë dhe sigurinë e ushqimit dhe për furnizimin me gaz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here