24.8 C
Skopje

Ademi: Tendenca e opozitës ishte që me muskuj të pengojë punën e shumicës

Duke folur për ngjarjet që dje ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, respektivisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti dhe kryetari i këtij komisioni, Arbër Ademi tha se opozita tentoi që nëpërmes muskujve dhe forcës të pengojë shumicën të votojë rendin e ditës, raporton indeks.mk

“Ishim në fazën e votimit të rendit të ditës dhe jo miratimin e ligjit. Tendenca e deputetëve të opozitës ishte që me muskuj most ë lejojnë që shumica e deputetëve të merr vendim që të diskutuhet për ndonjë propozim ligj”, tha fillimisht Ademi.

Ai shtoi se deputetët e opozitës kishin ardhur vetëm për të realizuar planin e tyre për incident dhe nuk donin të dëgjonin për ligjet që janë në të mirë të qytetarëve.

“Këtë e dëshmojnë video-regjistrimet e seancës, mund t’i kontrolloni. Prap po them, shpreh keqardhje për një situatë të tillë, për arsye se qytetarët nuk e meritojnë të jenë dëshmitarë të skenave të tilla”, tha ai.

Marketing