23.8 C
Skopje

Grubi: Dora e Rusisë në RMV është shumë e gjatë, incidenti i fundit skenar për destabilizim!

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Edicion Special” në Klan Kosova ku foli për autostradën që lidh Shkupin deri në Qafë Thanë dhe ndodhitë e ditës e djeshme në Kuvend.

Duke folur për tensionet e fundit në Kuvend zëvendës kryeministri i parë i vendit Artan Grubi ka thënë se ky është një nga shumë skenarët e Rusisë për të destabilizuar opinionin nga arritjet e Qeverisë për të zgjidhur problemin me Bullgarinë dhe afërsinë dhe projekteve kapitale për lidhjen e RMV-së me Kosovën dhe Shqipërinë.

“Më vjen keq ishin skena të pahijshme skanë vend në kuvend, janë tentativë për defokusim për prioritetet që i kemi, problem me bullgarinë dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore që lidhin Dora e Rusisë në RMV është shumë e gjatë. Jemi vend i vetëm që kemi degë të partisë ruse. Ishte skenarë destabilizues që nuk duhet të ja bëjmë hyzmetin” ka thënë Grubi.

Marketing