Ku e gjen veten ASH-ja te kauzat e VMRO-së?!

0
54

Dje në Kuvendin e RMV-së ndodhi një incident ku ishin të përfshirë deputetët e Aleancës dhe ata të VMRO-së kundrejt Arbër Ademit, deputet dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së. Këto dy parti opozitare nuk është hera e parë që bëjnë diçka të atillë për ta destabilizuar vendin dhe për të penguar zhvillimin e proceseve demokratike. Edhe më herët kishin provuar që ta formonin një shumicë të re parlamentare “Shumicë e re 61” ku rol kryesor kishte Arben Taravari, i cili nuk ngurroi të ulet në një tavolinë pune me VMRO-në dhe Levicën duke qenë se njihen mirë qëndrimet e tyre antishqiptare, anti procesve që shpiejnë vendin drejt integrimit në BE dhe anti partneritetit me SHBA-në

Në atë tavolinë nuk ju pengonte as Dimitar Apasiev, një anti-shqiptar dhe deputet i cili haptas ka kërkuar çnjohjen e Kosovës, është shprehur anti-NATO, BE, Amerikë, Marrëveshjes së Ohrit etj. Lind pyetja përse partia opozitare shqiptare Aleanca kaq shumë po e mbron dhe ia mban krahun VMRO-së dhe deputetëve të saj.

Antonio Milloshoski është i dyshuar i Prokurorisë Speciale po lufton me mish e me shpirt për ta pensionuar gjykatësen e rastit të tij dhe këtë e dinë edhe deputetët e ASH-së. Mos ndoshta edhe ata kanë gisht në këtë “dasmë” në të cilën VMRO po lufton për t’i pensinouar gjykatësit dhe për të shpëtuar nga akuzat dhe krimet të cilat i kanë bërë?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here