24.8 C
Skopje

Mot i ngrohtë, pasdite shi dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale mesatare. Në orët e pasdite dhe të natës do të ketë paraqitje të vranësirës jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 21, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 30 deri në 38 gradë.. UV do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë zhvillim mesatar të vranësirës jostabile. Temperatura minimale do të ulet deri në 19, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, vijon periudhë e motit të ngrohtë me temperatura të ditës të cilat diku do të jenë mbi 30 gradë. Të mërkurën do të jetë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa të enjten dhe të premten në shumë vende sërish do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

Marketing