23.8 C
Skopje

Në Shkup takim i Komitetit të përzier parlamentar RMV-BE

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet Komitet i përzier parlamentar Maqedonia e Veriut-BE-ja, me të cilin do të bashkëkryesojnë Sonja Mirakovska nga Parlamenti i vendit dhe eurodeputeti Andreas Shrider.

Në takimin në Shkup duhet të arrijnë eurodeputetët Irena Joveva, Marion Ualsman, Vlladimir Bilçik, Simona Baldasare, Masimo Kozanova dhe Ilhan Quçuk i cili është raportues për Maqedoninë e Veriu në PE.

Eurodeputetët të cilët do të arrijnë në Shkup para fillimit të takimit do të kenë takim me kryetarin Talat Xhaferi, si dhe takime individuale me koordinuesit e grupeve të deputetëve në parlamentin e Maqedonisë së Veriut edhe arë me Jovan Mitreskin, koordinues i LSDM-së, Nikolla Micevski, koordinues i VMRO-DPMNE-së, Arben Ademi nga BDI-ja dhe Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.

Takimi, sipas agjendës fillon në mesditë ndërsa në të do të marrin pjesë dhe do të kenë fjalime të tyre, zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ambasadori Dejvid Gir, shef i Delegacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në emër të Shërbimit evropian për punë të jashtme dhe Komisionit Evropian dhe Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Tema kryesore të takimit do të jenë qeverisja e të drejtës, çështjet lidhur me mjedisin jetësor dhe shëndetin, shoqëria civile dhe mediat, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, ndërsa është paralajmëruar edhe raport për punën e bërë në kuadër të Zhan Mone procesit. Pritet që eurodeputetët në Shkup të shkëmbejnë qëndrime lidhur me marrëdhëniet midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të European External Action Service.

Takimi, i cili do të ketë tre sesione, pritet të përfundojë vonë pasdite.

Marketing