Si u bllokua për 2 orë Stacioni i autobusave nga alarmi i rrejshëm, një grua kishte harruar valixhen

0
0

Stacioni i autobusave në Shkup dy orë ka qenë i mbyllur për udhëtarët ndërsa punëtorët kanë qenë të evakuuar pasi në polici është lajmëruar se ka një valixhe e dyshimtë pra në një bankomat qëndron me disa orë.

“Në ora 11 e mëngjesit është lajmëruar se në stacionin e autobusave ka një valixhe të dyshimtë e cila u pretendua se është bombë. Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ka dalur në terren dhe ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për një bombë por bëhet fjalë për një valixhe të cilën e ka harruar një grua në moshë”.

Njëri prej dëshmitarëve të ngjarjes thotë se policia ka larguar të gjithë udhëtarët ndërsa ai ishte frikësuar pasi u krijua panikë mes qytetarëve.

“Na thanë që të argohemi nga stacioni i autobusave, policia hyri brenda, na larguan të gjithë neve udhëtarëve që kishim të udhëtojmë diku. Policia i mbylli dyert e stacionit dhe e kanë kryer punën e tyre. A u frikësuat ju? Normal se jemi frikësuar se nuk e dinim se çfarë ka brenda. Ka mundur të jetë bombë”, deklaroi një qytetarë për tv KlanM.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here