24.8 C
Skopje

177 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informmuar se të mërkurën e 29 qershorit nga 986 testime, 177 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Më 29 qershor janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 424.

Në total numri i rasteve aktive është 486.

Në 24 orët e fundit  janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 830 mijë e 533 doza të vaksinës.

Deri më tani 903 mijë e 426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, me dozën e dytë 823 mijë e 716 ndërsa 103 mijë e 203 janë vaksinuar me dozën përforcuese kundër COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID-19 në Kosovë

 

Marketing