23.8 C
Skopje

Afganët në Kampin Bondsteel: Po jetojmë si të burgosur, ka gra që kanë abortuar si shkak i stresit

Ish-zyrtari dhe politikani i inteligjencës afgane, Muhammad Arif Sarwari ka thënë se ai dhe njëherësh, edhe rreth 45 refugjatë të tjerë afganë kanë mbetur të bllokuar në një bazë ushtarake amerikane në Kosovë në kushte të papërshtatshme që kur u evakuuan nga Shtetet e Bashkuara nga Afganistani. Ata thonë se po ndihen sikurse të ishin “të burgosur”.

I njohur sikurse “Inxhinieri Arif”, Sarwari ka punuar me CIA-n gjatë pushtimit amerikan të Afganistanit në vitin 2001 dhe që atëherë, ai ka vazhduar të shërbejë si zyrtar i lartë i inteligjencës dhe politikan përpara se talebanët të rimerrnin kontrollin e vendit gushtin e kaluar.

“Ka njerëz këtu që kanë qenë në Ministrinë e Mbrojtjes (MPB) në Afganistan, ata që kanë punuar në CIA, Ambasadën e SHBA në Kabul, oficerë policie dhe disa njerëz të rregullt që u arratisën nga talebanët,” tha Sarwari për CBS News. në një mesazh SMS nga Camp Bondsteel në Kosovë. “Ne nuk kemi absolutisht asnjë liri për t’u larguar nga zona. Ne kemi qasje vetëm në një fushë, banjat, sallën e ngrënies dhe tendën tonë. … Jo vetëm që nuk jemi në gjendje të largohemi nga kampi, por nuk mund të flasim me shumicën e vizitorët”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se i ishte thënë që refugjatëve do t’u sigurohej strehim më i mirë në qoftë se do të qëndronin në Bondsteel. Mirëpo, një premtim i tillë nuk i është realizuar tash e 9 muaj qëndrimi në kamp.

Për mediumin amerikan CBSNEWS, Sarwari ka thënë se si shkak i këtyre mungesave të kushteve të qëndrimit dhe mungesës së informacionit për rastet e tyre, afganët organizuan një protestë në fillim të këtij muaji.

Ata mbanin tabela ku thuhej, “Shkelja e të drejtave të njeriut”; “Sa duhet të vuajmë”; “Duam drejtësi” dhe “Ne duam lirinë”.

Në mesin e fotografive të dërguara nga Sarwari ishin edhe fëmijët.

Muhammad Arif Sarwari thotë se kjo foto, të cilën ai e ndau me CBS News, tregon refugjatët afganë duke protestuar në kampin Bondsteel në Kosovë në qershor 2022

Ndër të tjera, ai ka thënë që si shkak i stresit, një burrë kishte pësuar atak një zemër si rrjedhojë e të cilit ishte dërguar në SHBA dhe njëherësh, disa gra kanë abortuar. Ai nuk ka mohuar as ndodhitë e tjera.

Marketing