29.8 C
Skopje

Bad News Eagles mposht ekipin forZe dhe kalon në gjysmëfinale të turneut REPUBLEAGUE

Ekipi shqiptar vazhdon me fitore edhe në turneun REPUBLEAGUE. Tashmë janë edhe dy ndeshje larg për t’u bërë fitues të çmimit të vendit të parë prej 75 mijë dollarësh.

Më në fund Bad News Eagles mposht ekipin forZe, duke e eliminuar nga turneu REPUBLEAGUE dhe duke ia siguruar vetes pjesëmarrjen në gjysmëfinale.

Ndeshja e cila u zhvillua në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit Bad News Eagles.

Në mapin e parë fituan me rezultat 16-9, në të dytin u mposhtën me rezultat 16-12, ndërsa në mapin e tretë arritën që të fitojnë me rezultat 16-12.

Pas fitores ndaj ekipit forZe, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballen me një kundërshtar të ri, për të siguruar finalen në turneun REPUBLEAGUE CS:GO.

Bad News Eagles

Në gjysmëfinale ekipi Bad News Eagles do të takohet me ekipin e famshëm fnatic, të martën duke filluar nga ora 15:00. Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në platformën Twitch, dhe kanalin zyrtar të komentatorit të ekipit bNE, Xhoci.

Kjo do të jetë hera e parë që këto dy ekipe do të takohen ndërmjet vete. Ekipi fnatic së fundmi ka bërë ndryshime të shumta në formacion, ku nënshkroi dy lojtarët e ekipit Copenhagen Flames dhe suedezin HEAP.

Kryesuesi i ndeshjes padyshim se është ekipi Bad News Eagles, të cilët për momentin renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi fnatic renditet në vendin e 35–të.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të kalojë në finale të REPUBLEAGUE, dhe do të sigurojë çmimin prej 32 mijë dollarësh.

Marketing