29.8 C
Skopje

Botman transferohet në Newscastle United

Newcastle United ka transferuar Sven Botman nga Lille.

Për Botman kishin interes shumë klube evropiane për shkak të aftësive të tij sportive, por së fundmi lojtari ka pranuar të vazhdojë karrierën në Newscastle United.

Lajmi për transferimin e Sven Botman e bëri të ditur vetë klubi anglez në faqen e tyre në Twitter.

Njoftimi i klubit anglez për transferimin e Sven Botman

“Newcastle United ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me LOSC Lille për të nënshkruar me mbrojtësin holandez Sven Botman për një tarifë të pazbuluar, duke penguar konkurrencën nga një mori skuadrash evropiane për të siguruar qendërmbrojtësin shumë të vlerësuar”, thuhet në postimin e klubit anglez.

“Botman ka përfunduar testet mjekësore në Tyneside dhe ka rënë dakord për kushtet e një kontrate pesëvjeçare”.

Ndërsa, çmimi i transferimit ende nuk është konfirmuar.

 

Marketing