23.8 C
Skopje

Doktor Beqarovski: Numri i rasteve me Covid do të rritet në javët në vijim

Mjeku nga Klinika e Toksikologjisë dhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Niko Bekarovski ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme do të rritet numri i të infektuarve rishtas me Covid-19.

“Numrat në statistikat ditore për Covid-19 do të fillojnë të rriten me shpejtësi në javët në vijim si pasojë e ardhjes së nënvarianteve Omicron-BA 4 dhe 5 dhe ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është se spitalet edhe më tutje do të jenë gjysmë bosh, ka shkruar doktor Niko Bekarovski në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se nga 1101 analiza të kryera janë regjistruar 168 raste të reja me KOVID-19.

Prej tyre në Shkup – 91, Manastir – 12, Kavadar, Tetovë dhe Ohër – 10, Veles – 9, Prilep – 5, Shtip dhe Strumicë – 3 nga një, Kumanovë, Gostivar, Strugë, Resnjë dhe Krushevë – nga 2, Koçani, Negotino, Radovishi, Kriva Pallanka dhe Dibra – nga 1.

Nga numri total i pozitivëve (168), janë regjistruar 28 riinfeksione.

Janë regjistruar 90 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 59, Kumanova dhe Manastiri – 7, Ohri – 5, Kavadari dhe Shtipi – 3, Prilepi, Tetova, Velesi, Gostivari, Kërçova dhe Resnja – nga 1.

Marketing