23.8 C
Skopje

Kambovski: Burgjet janë shndërruar në shkolla të krimit

Në kuadër të sesionit të shtatë të Shkollës të së drejtës natyrore e cila mbahet në Ohër në temë “Mbajtja e shoqërisë demokratike përmes përforcimit të institucioneve të tyre”, akademiku Vllado Kamvoski, theksoi se burgjet janë një ndër institucionet kryesore të drejtësisë, të cilët janë lënë pas dore në vendin tonë.

“Nuk mund gjykata ta sjell vendimin dhe më tej të mos i interesojë çka ndodh në burg. Ekzistojnë gjykata të veçanta për kryerjen e sanksioneve, të cilat duhet të jenë vazhdimisht të vendosur në kontroll të tërë procesit të kryerjes së ndëshkimit. Nuk mund gjykatësi ose gjykata të jetë e pa interesuar, se çka ndodhë me të dënuarit në burg”, tha Kambovski.

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski e ndau qëndrimin se duhet të bëhet diçka lidhur me vërejtjet për situatën në burgjet e vendit.

“Duhet të bëhet diçka konkrete lidhur me shumë vërejtje dimensionale kur ka të bëjë me popullatën në burg dhe të burgjeve në përgjithësi lidhur me mbrojtjen shëndetësore, përmirësim të kushteve të personave të dënuar etj. Definitivisht ne treguam edhe si shtet para një periudhe të caktuar se jemi të gatshëm me vendosmëri t’i ndryshojmë edhe atë në mënyrë radikale”, nënvizon Tupançevski.

Marketing