24.8 C
Skopje

Maxwell u dënua me 20 vjet burg për trafikim seksual të vajzave të mitura për miliarderin Epstein

Ghislaine Maxwell, e cila dikur shoqërohej me mbretër, presidentë dhe miliarderë, dënohet me 20 vjet burg për ndihmën që i kishte dhënë ish-biznismenit, Jeffrey Epstein për të abuzuar seksualisht me vajzat e mitura.

“Një dënim thelbësor do të dërgojë një mesazh për ata që përfshihen në abuzimin seksual dhe trafikimin e viktimave të mitura do të mbahen përgjegjës nga ligji”, tha gjykatësja e qarkut amerikane Alison J. Nathan.

“Sundimi i ligjit kërkon, dhe kjo gjykatë është dakord, që nëse je i pasur apo i fuqishëm apo krejtësisht i panjohur, askush nuk është mbi ligjin”, shtoi ajo, shkruan cnn.

Në dhjetor, një juri e dënoi Maxwellin për trafikim seksual, transportim të një të mituri për të marrë pjesë në akte seksuale të paligjshme dhe dy akuza për konspiracion.

Maxwell mohon të ketë abuzuar me dikë, raporton euronews.

Më herët të martën, ajo u soll në një sallë gjyqi në New York me uniformë burgu dhe me kyçet e saj të lidhura për të pritur dënimin e saj.

Dënimi është afërsisht gjysma e asaj që kanë kërkuar prokurorët prej 30-55-vjetëve ndërsa avokatët mbrojtës ishin dakord për një dënim prej pesë vjetëve.

Ndryshe, Epstein ka kryer vetëvrasje në një qeli burgu në vitin 2019 pasi ishte dënuar nga një gjykatë federale në New York. /Telegrafi/

Marketing