23.8 C
Skopje

Mungesa e kopshteve publike në kryeqytet, një numër i madh i fëmijeve detyrohen që të regjistrohen në kopshtet private

Në gjitha vendet e botës ekzistojnë kopshtet për fëmijë, kjo për arsyje që t’i edukojnë fëmijët dhe të jenë të pavarur me kohë. Shumicën e rasteve ajo që ne duam është që fëmijet tanë t’i dergojmë në kopshte publike.

Në Kosovë numri i kopshtëve publike është i vogël krahasur me numrin e banorëve. Në Prishtinë institucionet parashkollore publike janë më shumë se se në qytetet e tjera, por të pamjaftueshme.

Njëri nga kopshtet publike në Prishtinë

Por, përshkak të numrit të vogël të këtyre institucioneve publike edukative arsimore, familjet janë të detyruara që t’i dergojnë fëmijet e tyre në institucione edukative arsimore private. Kjo paraqet një problem financiar për shumicën e familjeve, sidomos ato që kanë më shumë se një fëmijë në kopshtet private.

Pas pandemisë COVID-19, institucionet private edukativo-arsimore parashkollore (kopshtet) kanë rritur çmimet ashtu siç janë rritur çmimet e të gjitha shërbimeve dhe malllrave në vend.

Për familjet që kanë dy e më shumë fëmijë në çerdhe private, kostoja është bërë e papërballueshme.

Ilustrim

Komuna e prishtinës është zotuar se do të rrisë numrin e kopshteve publike dhe do të subvencionoj një pjesë të kostos për famijet që kanë fëmijet në kopshtet private.

Për Portali Dukagjini drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati ka tregur rreth problemve dhe sfidave që komuna ka sa i përket institucioneve parashkollore edukativo-arsimore.

Drejtoresha e arsimit të Komunës së Prishtinës, Besiana Musmurati

“Është e vërtete që Prishtine ka shumë nevojë për rritje të kapaciteteve të çerdheve publike pasi që kerkesa është shumë më e lartë se kapacitetet aktuale. Në këtë javë kemi shpallur si tender edhe ndertimin e çerdhes Xixellonjat në Pejton, si dhe kemi plan që gjatë mandatit tonë të bëjmë ndërtimin e çerdheve të reja publike nëpër disa lokacione të ndryshme në Prishtine”, ka thënë Musmurati.

Sa i përket fillimit të implementimit të subvencionimit të kostos financiare tpër familjet që kanë fëmijet në kopshtet private, Musmurati  ka thënë se “Jemi në fazën e planifikimit të subvencionimit eventual për familjet në nevojë. Pasi që të bëjmë një analizë se si do ta realizojmë, do ta bëjmë publik edhe planin” ka thënë ajo.

Ajo përveç kësaj ka tregur se të gjitha çerdhet private mbikqyren nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Sa i përket fëmijëve të familjeve me asistencë sociale se si mund të pranohen ato në kopshtet publike dhe se a kanë ndonjë problem për regjistrim, Musmurati ka thënë se kanë përparësi në regjistrim.

“Fëmijet e familjeve që janë me asistencë sociale kanë më shumë përparësi për pranim në çerdhet publike sesa çdo kategori tjetër. Prandaj, nuk ka diskriminim ndaj asnjë kategorie. Gjithësesi, kapacitetet ekzistuese në çerdhe janë të mangëta, prandaj duhet të rrisim kapacitetet tona që të pranojmë më shumë fëmijë nga të gjitha kategoritë sociale pa dallim”, ka thënë për Portalin Dukagjini drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati.

Kopshti i fëmijëve është një institucion edukativo-arsimor parashkollor ku aktiviteti profesional mbështetet në lojën, këndimin, dhe aktivitetet praktike të fëmijëve siç janë vizatimi dhe ndërveprimi shoqëror si pjesë e lehtësimit të kalimit nga shtëpia në shkollë.

Ilustrimi

Institucionet e para parashkollore fillimisht u krijuan në fund të shekullit 18-të në Bavari dhe Strasburg për t’u shërbyer fëmijëve, prindërit e të cilëve punonin jashtë shtëpisë.

Kopshti i i parë i fëmijëve ishte themelua nga pedagogu gjerman Friedrich Fröbel, në vitin 1837 në Bad-Blankenburg të rajonit Schëarzburg-Rudolstadt, institucion ky të cilin më 28 qershor 1840, e quajti “Kopshti i Përgjithshëm Gjerman i Fëmijëve”, duke pasqyruar besimin e tij se fëmijët duhet të ushqehen dhe të rriten “si bimët në një kopsht”.

Edhe në veprat e tij Fröbel i krahason fëmijët me bimët ndërsa mësuesin me një kopshtar që i ndihmon ato të rriten dhe të lulëzojnë – pra “kopshti i fëmijëve”. Në kohën kur fëmijët konsideroheshin “njerëz të vegjël” kjo qasje e tij konsiderohet shumë përparimtare prandaj edhe ndikoi globalisht në arsimin e moshës parashkollore.

Tashmë, termi përdoret në shumë vende për të përshkruar një larmi institucionesh arsimore dhe hapësira për fëmijë që fillojnë nga mosha një deri në shtatë vjeç, bazuar në një larmi metodash mësimore.

Përshtatja e fëmijës në kopsht është një proces i cili nis me shkëputjen e fëmijës nga ambienti familjar dhe njohjen e pranimin e një ambienti të ri, në rastin konkret ambient përkujdesës dhe edukues ku edukatoret kujdesen për fëmijët të cilët janë afërsisht të një grupmoshe.

Parapërgatitjen e fëmijës për kalimin nga shtëpia në kopsht preferohet të bëhet para se të filloj kopshtin në mënyrë që fëmija të njihet se së shpejti do të takojë fëmijë të rinjë, një mjedis të ri ku do të qëndrojë disa orë larg prindërve, e gjithë kjo mund të bëhet përmes lojërave, përrallave dhe bisedës nga ana e prindërve në momente kur fëmija është i qetë, ndihet i sigurtë dhe i përqëndruar.

Angazhimi i fëmijës në aktivitete të lira dhe kreative që kërkojnë bashkëpunim, koncentrim dhe zhvillim të imagjinatës mund të ndikojnë pozitivisht që fëmija të kaloj sa më lehtë këtë fazë të përshtatjes me kopshtin.

Marketing