23.8 C
Skopje

Mushkolaj: Ministria e Arsimit po tenton të shtetëzojë recensentët

Analisti Imer Mushkolaj, për projektligjin e teksteve shkollore, ka thënë se Ministria e Arsimit po tenton që ta monopolizojë të drejtën e botimit duke i dëmtuar shtëpitë botuese dhe duke shtetëzuar recensentët.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj ka thënë se nuk pret nga Qeveria që të ketë ngritje të cilësisë në arsim.

Mushkolaj ka thënë se nga ana e Ministrisë së Arsimit me anë të sektorit që pretendohet të krijohet, do të ketë vetëm dëmtim dhe shtetëzim të drejtës për të botuar.

Ai ka bërë pyetjen, çfarë është ky trup të cilin ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci po tenton që ta themelojë?

Sipas tij, shtëpitë botuese janë duke u eliminuar si pronare të drejtave autoriale dhe po u merren të gjitha segmentet e bërjes së teksteve shkollore.

“Nuk po flasim vetëm për proces teknik, mundet të ketë përqindje, por mungesa e cilësisë në arsim, tekstet shkollore nuk janë arsyeja kryesore, ka shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, është barrë e madhe për autorët individualë të aplikojnë, pasi duhet të përgatitin të gjithë librin.

Ndërsa sipas zv.ministrit të arsimit, Dukagjin Popovci, tekstet shkollore janë një element qenësor i cilësisë në arsim.

Dukagjin Popovci, zv-ministër i arsimit, i ftuar në Debat Plus

“Nuk mund të thuhet që nuk ndikon në cilësinë e arsimit por ndikon goxha shumë”, ka thënë Pupovci.

Sipas tij, të drejtat autoriale duhet të kalojnë te Ministria e Arsimit, sepse bëhet një konkurencë e shëndoshë mes librave shkollorë.

Ndërsa analisti, Yll Hoxha ka thënë se tekstet shkollore duhet të adaptohet në varësi të grupmoshave.

Ai ka thënë që ka literaturë të komplikuar në tekstet shkollore që e pamundësojnë kuptimin e tyre në përgjithësi nga të gjitha moshat.

Marketing