Nagavci kritikon UP-në për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë të Këshillit Drejtues nga ana e Senatit

0
53

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka treguar se gjatë zgjedhjeve të reja në Universitetin e Prishtinës, Sntati ka zgjedhur anëtarët e rinjë për Këshillin Drejtues, kanë riprodhuar një situatë të vjetër.

Ajo ka thënë se anëtarët e propozuar nga MASHTInuk janë të përfshirë në asnjë skandal ashtu siç janë anëtarët e propozuar nga ana e Senatit.

“Lakmia e individëve për të dominuar mbi Këshillin Drejtues prodhoj edhe koalicione dhe marrëveshje jo parimore brenda Senatit akademik, pjesë e të cilës janë edhe menaxhmenti i lartë i Universitetit të Prishtinës, perfaqësuesit e stafit akademik dhe të studentëve”.

E gjithë kjo reflektoj me një përfaqësim në Këshillin Drejtus me të cilin nuk mund të jemi të kënaqur si ministri e arsmit. Nuk është përfillur as veprimtaria akademike, as reputacioni, as angazhimi shoqëror i individëve por, vetëm interesat personale dhe interesat e grupeve të ngushta, për të vënë në kontoll organin më të lartë të qeverisë të universitetit”, është shprehur Nagavci.

Ajo tregoj se janë zgjedhur 5 anëtarë të Këshillit Drejtues nga radha e Senatit prej të cilëve as një nuk ishte grua, përkundër faktit se mbi 60% e stafit të rregullt akademik të Universitetit të Prishtinës janë gra.

MASHTI distancohet krejtësisht nga ky proces zgjedhor dhe siguron opinionin se nuk ka bërë as një lloj ndikimi për asnjërin nga kandidatet që kanë garuar për anëtarë të Këshillit Drejtues.

“Aludimit se ne kemi ushtruar ndikim përmes një organizate studentore, janë jo vetëm të pa përgjegjshme por nuk kanë as një bazë dhe janë madje edhe tendecioze. Është shumë e qartë në shprehjen e qëndrimit tim, e kam thënë edhe javën e kaluar në raport me rolin e përfaqësusëve studentor, të gjithëve pa përjashtim, në këtë proces zgjedhor. Me këtë rast ju rikujtoj se vitin e kaluar kamë emëruar 4 anëtarë të Këshillit Drejtues ashtu siç më ka takuar ligjërisht, të cilët e përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në Këshillin Drejtues të Universitet të Prishtinës”, ka thënë ajo.

“Të katërt, këta persona të emëruar nga unë jan persona me integritet të lartë personal e profesinonal ,dy nga ta janë gra dhe janë jashtë çdo organizimi partiak si dhe janë emra të cilët nuk i gjeni të lakuar dhe asnjë skandal siç ka ndodh nga spo të emëruarit nga ana e senatit ,gjegjësisht nga stafi përfaqësues amkademik të Universitetit të Prishtinës.”ka theksuar Nagavci.

Ajo gjithashtu tregoj se anëtarët në Ministrin e Arsimit të cilët i ka zgjedhur ajo kanë punuar me një përkushtim të madhë për përmirsimi e gjendjës në universitet dhe do vazhdojnë të punojnë kështu deri në mandatin e tyre.

E qështja tjetër të cilën e ka  diskutuar Ministrja Nagavci kanë qenë rastet e raportuara për shkelje të etikës në hulumtime e publikime, që me rregulloren përkatëse të universitetit definohen si shkelje e rënd e sjelljes diciplinore.

“Adresimi i raportimeve të kësaj natyre nga ana e këshillit të etikës i cili ka shqiptuar masa ndaj dy antarëve të stafit akademik ,mirpo duhet të kemi parasysh se masa të tilla duhet të kenë efekt parandaluese në të ardhmen , si dhe të reflektojnë një distancim të qartë të komunitetit akademik nga shkeljet e tjera etike ne hulumtimet dhe në publikimet.Andaj duhet të kemi kujdes dhe duhet të kërkojm një vëmendje të plotë që masat që shqiptohen të jenë propercilonale edhe me shkelje diciplinore e që besoj që do të trajohet edhe në procedurën e më tutjeshme.”shtoj ajo

Gjithashtu ajo ka  treguar se ministria e arsimit ka politika të qarta për sigurimin e integritetit akademik, të cilat do të reflektohen edhe në projektligjin e ri për arsimin e lartë,ku tha se veq së arsimi i lartë është gati edhe do dale në diskutim publik ku përveç këshillave etike të cilat egzistojn në fakultetet publike ,parashihet edhe krijimi i një komuniteti etik në nivel qëndrorë i cili do të ketë një rol të spikatur për sigurimin e normave etike në institucionet në arsimin e larta.

Ilsutrim

“Përveç këtyre në buxhetin e viti 2023 ne kemi ndarë një shumë prej 150 mijë eurove  për zhvillimin e  një softuerit antiplagjiatur, i cili do vihet në dispozicjon për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.Është në misionin e organeve drejtues të instiucioneve të arsimit të lart të vihen në mbrojtje të plotë të integriteti akademik, përveç tjerash  duke adresuar në mënyr efektive edhe raportimet për shkelje eventuale ”,ka thënë Ministrja

Gjithashtu ajo tregoj se i ka derguar edhe një shkres edhe kryetarit të këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës që organi më i lartë drejtues i universitetit ti adresoj të gjitha shqetësimet për shkeljen e standardeve të ndershmëris akademike nga ana e një anëtari të sapo zgjedhur në Këshillin Drejtues.

“Presë që Këshilli Drejtues ta trajtojë me prioritet  këtë kërkes duke e proceduar lënden për shqyrtim për këshillin e etikës, dhe pres që këshilli i etikës po ashtu të trajtoj me prioritet dhe të sigurohet si çdo vendim si dhe të  marren me rast të evidentimit  të shkeljëve eventuale, masat të jenë në proporcionë me qështjen e cila është adresuar,”ka shtuar Nagavci.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here