23.8 C
Skopje

Policia gjobiti 22 persona që drejtonin automjete pa leje drejtimi

Gjatë kontrolleve të djeshme në komunikacion në qytetin e Shkupit, policia ka shkruar gjithsej 191 gjoba, numri më i madh për tejkalim të shpejtësisë – 49 sanksione, por gjatë kontrolleve është konstatuar se 22 persona nuk kanë pasur patentë shofer.

Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit, 18 për kundërvajtje nga motoçiklistë, 12 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër masa për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), si dhe janë dënuar me gjobë pesë këmbësorë.

Vazhdojnë kontrollet e intensifikuara paralajmërojnë nga MPB dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregulloret e qarkullimit rrugor.

Marketing