PSG arrin marrëveshje për kushtet personale me Skriniar dhe Renato Sanches

0
40

Paris Saint-Germaini thuhet të ketë arritur marrëveshje për kushtet personale me Milan Skriniar dhe Renato Sanches.

Kampioni i Ligue 1 është duke bërë një transformim të skuadrës pas një tjetër dështimi në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.

Sky Sport Italia dhe Le Parisien raportojnë se PSG e ka bindur mesfushori e Lille, Renato Sanches, që t’i zgjedhë ata para Milanit.

(Foto: Instagram/renatosanches18)

Në anën tjetër, Get French Football News raporton se klubi nga kryeqyteti francez ka arritur marrëveshje për kushtet personale me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Klubet janë akoma larg arritjes së marrëveshjes, mirëpo oferta dhe kërkesa pritet të përafrohen me një shumë prej 70 milionë eurosh, ku do të përfshihen edhe shtesat në formë bonusesh.

(Foto: Instagram/milanskriniar)

Në ndërkohë, Chelsea dhe Tottenham Hotspur akoma shpresojnë për shërbimet e qendërmbrojtësit sllovak, porse PSG është favorit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here