23.8 C
Skopje

Skandaloze/ Zbulohet arsyeja se pse Milloshovski inskenoi incidentin në Kuvend!

27.06.2022, ishte data kur në Kuvendin e Maqedonisë, respektivisht në sallën ku po mbahej mbledhja e Komisionit për Çështje Evropiane ndodhën skena të papërshtatshme të provokuara nga opozita, konkretisht nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Nëse shikojmë njoftimet zyrtare të bëra nga gjykata, në të njëjtën ditë deputeti në fjalë, është dashur të paraqitet në gjykatë në cilësinë e të akuzuarit në rastin “Moqnik”, njofton indeks.mk

Kur bën ndërlidhjen e të gjitha ndodhive në Kuvend dhe e lidhë të njëjtën me faktin se deputeti atë ditë është paraqitur para gjykatës rezulton se “incidenti” në Kuvend ka qenë I qëllimshëm dhe ka pasur për qëllim defokusimin e opinionit dhe mediave.

Për të mos u marrë mediat dhe opinion me gjykimin e Milloshoskit, ky i fundit inskenoi një grackë në Kuvend por pjesë e të cilës u bënë edhe deputetët shqiptarë, Halil Snopçe e Elmi Aziri nga ASH-ja.

Pas incidentit, deputeti respektivisht kryesuesi i Komisionit, Arbër Ademi ka akuzuar opozitën shqiptare se është bërë patericë e VMRO-së dhe Levicës.

Marketing