149 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
72

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 149 raste pozitive dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 786 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 43 persona.

Raste aktive me COVID-19 janë 592.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 57 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 903 mijë e 439 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 823 mijë e 740.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 103 mijë e 221.

Janë një milion e 830 mijë e 590 doza të administruara në total.

Statistikat e fundit të gjendjes me COVID-19 në Kosovë, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here