23.8 C
Skopje

MSh bën apel për vaksinimin e grave shtatzëna

Ministria e Shëndetësisë, të enjten e 30 qershorit, ka bërë apel që të vaksinohen gratë shtatzëna, duke thënë se vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë.

Sipas njoftimit, këto vaksina shërbejnë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.

“Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”, thuhet në njoftimin e MSh.

Msh ka bërë të ditur vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.

“Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm”, përfundon postimi i MSh duke bërë thirrje për vaksinim.

Njoftimi i MSh

 

Marketing