Rreth 8 mijë e 900 raste të raportuara përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË”

0
79

Të enjten e 30 qershorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar, gjithsej, 8 mijë e 900 raste përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË”.

Sipas njoftimit të Policisë, për këtë platformë po punohet me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë parandalimin e kriminalitetit, luftimin e dukurive negative, menaxhimin e kufirit, mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe respektimin e të drejtave njerëzore.

“Për të lehtësuar bashkëpunimin, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës, kohë më parë është lansuar platforma digjitale ‘LAJMËRO POLICINË’”, thuhet në njoftim.

Ky aplikacion mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.

Platforma “Lajmëro Policinë”

Deri në këtë fazë përmes këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës janë raportuar rreth 8 mijë e 900 raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme.

Gjithashtu, Policia inkurajon të gjithë pa dallim që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim dhe në mënyrën më të lehtë për ta, përfshirë këtu edhe lajmërimin e rasteve përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË”.

Raportimi nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë.

Platforma “Lajmëro Policinë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here