Xhaferi opozitës: Ju po më tregoni se si të sillem me administratorët, ju i mbanit në bodrume si të burgosur

0
74

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën për interpelancën për punën e tij tha se do të flas në gjuhën maqedonase, sepse ka pasur vërejtje që nuk e ka përdorur edhe pse sipas tij e flet mirë gjuhën zyrtare maqedonase.

“Micevskit 100 herë i kam thënë që e respektoj si koordinator, ndërsa ai vazhdon më fyen në baza personale. Po të shikohej në pasqyrë secili që akuzon tjetrin, para se ta bëjë këtë, të mendoj çfarë është ai, të peshoj faktet dhe argumentet. Qasja është ndaj meje personalisht dhe kështu do të përgjigjem. Sado që të ofendoni tërë ditën, un nuk do të bie në nivelin e Hristijan Mickoskit sepse i kam mundësuar kryetarit të opozitës të ulet në sallën plenare gjatë ratifikimit të anëtarësimit në NATO”, ka deklaruar Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Për punonjësit e kuvendit, Talat Xhaferi tha se nuk dëshiron t’i përmend emrat e atyre që opozita i ka mbajtur në bodrumet si të burgosur.

“Ju më tregoni se si të sillem me ta. Ata duhet të punojnë me përgjegjësi, për shkak se bëhet fjalë për kuvend. Më patët në shënjestër për 100 kompjuterë për administratorët. Ata duhet të kenë çfarë të punojnë. Do të punojë sipas Rregullores dhe kompetencave të mia, dhe nuk do të lejojë që të kthehen fotografitë e vitit 2012 ose 2016, dhe nuk do të lejojë që të hiqet mikrofoni”, tha Xhaferi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here