Ahmeti: Propozimi francez ka përkrahjen e mbarë Europës dhe SHBA-ve, të dëshmojmë racionalitet për të ardhmen europiane të vendit

0
96

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me partnerët e koalicionit qeverisës ka deklaruar se po shqyrtohen idetë e plasuara për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë fqinje në propozim francez.

Sipas tij, ky propozim nuk cënon identitetin, gjuhën dhe dinjitetin kombëtar të bashkëqytetarëve maqedonas dhe se vendi nuk duhet të humbë mundësinë për të zhbllokuar rrugëtimin e tij drejt integrimit në BE.

Ai ka bërë thirrje për racionalitet dhe pjekuri vendimmarrëse në çastet vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Në vazhdim postimi i plotë i Ali Ahmetit:

Në çastet vendimtare për ardhmërinë europiane të vendit, me partnerët e koalicionit qeverisës jemi ulur në tavolinën e punës dhe po shqyrtojmë me vëmendje idetë e trasuara në propozimin e presicendës franceze për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë fqinje.

Para nesh dhe para gjithë opinionit është një kompromis i propozuar që përkrahës ka mbarë Europën dhe SHBA-të, në të janë përfshirë qartë pozicionet tona që të mos cënohet identiteti, gjuha dhe dinjiteti kombëtar i bashkëqytetarëve tanë maqedonas.

Vlerësoj se është koha të dëshmojmë pjekuri dhe racionalitet e jo protagonizëm subjektiv për interesa të ngushta. Nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të bëhet epiqendër e manovrave të rrezikshme të agjenturave të izolimit.

Për të mirën e të gjithëve, për ardhmërinë e sigurtë dhe progresive le ta shfrytëzojmë këtë mundësi historike dhe të vulosim njëherë e përgjithmonë fatin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here