Arrihet marrëveshja mes klubeve për transferimin e Raphinas në Camp Nou

0
77

Më në fund Barcelona ka arritur marrëveshje me Leeds United për transferimin e sulmuesit brazilian Raphinha.

Katalunasit prej kohësh e kanë kërkuar brazilianin, por pa arritur të gjenin një marrëveshje me klubin anglez për transferimin e tij në Camp Nou.

Chelsea dhe Arsenal gjithashtu ishin fuqishëm në garë, por dëshira e futbollistit dhe agjentit të tij Deco ishin vetëm Barcelona.

Tani mediat e ndryshme në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se Barcelona dhe Leeds kanë arritur tanimë marrëveshje për transferimin e Raphinhas në Camp Nou për shumën e 60 milionë eurove.

25-vjeçari ka pasur një sezon fantastik në Ligën Premier ku realizoi 11 gola dhe dhuroi tre asistime në 35 ndeshje zyrtare.

Futbollisti tanimë ka një marrëveshje personale me katalunasit dhe vetëm pritet që të arrihen disa detaje të tjera para zyrtarizimit të këtij transferimi. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here