Mariçiq: Çështjet e historisë nuk janë pjesë e marrëveshjes me Bullgarinë

0
89

Zv.kryeministri për Çështje evropiane në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq ka folur rreth bisedimeve me Bullgarinë lidhur me paketën e propozuar nga Franca për marrëveshje mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne për momentin jemi duke rishikuar dokumentet dhe paketën e dokumenteve, dhe pasi të jenë rishikuar të gjithë dokumentet do të sjellim një vendim të përbashkët rreth pajtueshmërisë. Në rast të pajtueshmërisë me dokumentet, atëherë në do të përshpejtojmë të gjithë procedurat vijuese” ka thënë Mariçiq.

Përndryshe, kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka thënë se nuk rrezikohet gjuha dhe elementet tjera shtetformuese të vendit.

Mariçiq ka paralajmëruar një konferencë ndërkombëtare ku do të jenë pjesmarrës anëtarët e BE-së dhe garantuesit e një marrëveshje mes dy vendeve dhe aty do të vendoset për të ardhmen e integrimeve të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here