Tahiri: Heshtja e kryeministrit Kurti karshi deklaratave të Muratit është skandaloze

0
73

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se heshtja e kryeminstrit Kurti karshi deklaratave të ministrit të Financave është skandaloze.

“Duket që këtu kemi një agjendë të ministrit Murati kundër vlerave të UÇK-së. Fyerjet e tij, linçimet e tij ndaj veteranëve, janë të papranueshme”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk ka opsion tjetër përveç shkarkimit të Muratit, pasi siç thotë ai, me këtë veprim do ta çlironte edhe veten nga një ministër i tillë.

“Nëse tolerohet një sjellje e tij e një ministri, kur një kauzë e UÇK-së ka çliruar vendin, nuk duhet të lejojmë të bëhet normalitet fyerja e këtyre kategorive nga zyrtarë të lartë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, për projektligjin për deklarim të pasurisë, Tahiri ka thënë se PDK-ja vazhdon ta kundërshtojë këtë ligj.

“I kërkoj edhe njëherë mazhorancës ta rikthejë në rishqyrtim çështjen e deklarimit të pasurisë. I kërkojmë të reflektojë, ta kthejë projektligjin në komision, t’i largojmë këto kategori”, ka thënë Tahiri.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sipas tij, involvimi i profesorëve dhe mjekëve në këtë ligj për deklarim të pasurisë nuk ia vlen, sepse siç thotë ai, nuk janë të përfshirë në afera korruptive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here