Të nxehtit përfshin Evropën: Thyhen rekordet e temperaturave edhe në veri të kontinentit

0
97

Qershori është një nga muajt më të ngrohtët, dhe në një numër të madh të vendeve evropiane është thyer kufiri mesatar i temperaturës për muajin e gjashtë të vitit.

Kjo vlen edhe për veriun e Evropës, ndërkaq dy ditë më parë në Norvegji u regjistrua temperatura prej 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik. Ndryshe, temperatura mesatare e ajrit në Rrethin Arktik në Evropë është 13 gradë.

Në qershor, temperaturat në Poloni kanë arritur në 35 gradë, ndërsa mbi 37 gradë Celsius në zonën e Gjermanisë lindore, raporton bbc.

Temperaturat e larta kanë arritur edhe në Ballkan. Rekordet e temperaturave të qershorit u thyen gjithashtu në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pa temperatura 0.2 gradë Celsius nën rekordin e qershorit që ishte 41 gradë Celsius.

Ndërsa situatë e ngjashme me temperatura është edhe në veri të Afrikës, ku në Tunizi pak ditë më parë temperatura ka arritur 48.7 gradë.

Një kamion spërkat me uj njerëzit për ti ndihmuar të freskohen në një shesh në Krakov, Poloni

Ndërkaq, bubullima janë regjistruar edhe në Evropë, ndërsa parashikimet tregojnë se temperatura të larta priten edhe në periudhën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here