Propozimi francez, Ruzhin: Jemi para një momenti historik!

0
71

Njohësi i rrethanave politike, Nano Ruzhin në një prononcim për indeks.mk ka thënë se vendi gjendet para një momenti historik dhe të rëndësishëm aq sa ka qenë historike dhe e rëndësishme vet shpallja e pavarësisë, marrëveshjes së Ohrit po edhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare.

Ruzhin thotë se nëse pranohet ky dokument realizohet ëndra për të cilën kemi “luftuar” ndër vite dhe me dekada, marrjen e datës për fillim të negociatave.

“Ky është një moment historik për vendin. Një nga momentet e rralla historike siç ishte referendum për shpalljen e pavarësisë aso kohe Republikës së Maqedonisë, pastaj miratimi I Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshja e Prespës, tash edhe kjo marrëveshje që praktikisht nënkupton miratimin, pranimin e propozimit francez edhe pse realisht bëhet fjalë për një dokument evropian. Vlerësoj se ky dokument ka disa sjellë disa vendime, por e para dhe më e rëndësishmja është ajo për të cilën kemi “luftuar” ndër vite dhe me dekada, marrjen e datës për fillim të negociatave”, tha fillimisht Ruzhin.

Thotë se nëse miratohet propozimi francez, RMV-ja javën e ardhëshme vetëmse do të fillojë të pranojë urimet për nisjen e bisedimeve nga liderët evropian.

“Kjo nënkupton se nëse nënshkruhet dhe miratohet, pranohet marrëveshja kornizë dhe protokollet, shteti jonë, Republika e Maqedonisë së Veriut shumë shpejtë, ose nga fillimi i javës së ardhshme mund ti merr edhe urimet dhe mirëseardhjet e para nga liderët evropian dhe të themi që më në fund përnjëmend jemi pjesë e familjes evropiane”, tha Ruzhin për indeks.mk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here