Zyrtarizimi te Barcelona nuk ka ardhur ende, Laporta sqaron situatën e Raphinhas

0
79

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me situaten e sulmuesit brazilian të Leeds United, Raphinha.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) u raportua se klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e yllit brazilian.

Megjithatë, deri tani ende nuk ka asgjë zyrtare dhe për këtë situatë është pyetur presidenti i Barcelonës, Laporta.

Laporta është përkujdesur ta sqaroj situatën duke thënë se Raphinha dëshiron transferimin në Camp Nou, ndërsa disa klube tjera e duan brazilianin.

“Raphinha dëshiron të vijë te Barça. Ne kemi komunikim dhe kemi folur me Leeds”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Çfarë ka është se ka klube të tjera që duan Raphinha dhe po bëjnë propozimet e tyre”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Marrëveshja mes klube thuhet se është arritur në shumën e 60 milionë eurove, të cilat do të paguheshin me tri këste. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here