Arbnora Ademaj takohet me Atifete Jahjagën: Një grua e hekurt, përkrahëse e madhe e grave dhe shembull i suksesit

0
81

Aktorja shqiptare me famë në Turqi, Arbnora Ademaj, është rikthyer këto ditë në vendlindje për të kaluar disa ditë të mira pushimi.

Teksa ka qëndruar në Prishtinë, ajo ka pasur rastin që të takohet me një nga gratë ikonë të udhëheqësisë shtetërore.

Ademaj publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej nën shoqërinë e presidentes së dikurshme të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo thuri një sërë lavdesh për Jahjagën, duke e shquar ndër të tjerash si një grua të hekurt.

“Sot në një takim të veçantë me ish-Presidenten Atifete Jahjaga, një grua e hekurt, përkrahëse e madhe e grave dhe shembull i suksesit”, shkroi Arbnora në Instagram.

Përndryshe, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka tash e sa kohë që ka zhvendosur aktivitetin e saj në Turqi, pas depërtimit në tregun kinematografik atje. /Telegrafi/

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here