Barcelona dhe Atletico Madrid në garë për Carlos Soler

0
68

Carlos Soler do të largohet nga Valencia pas pesë viteve qëndrim në ekipin e parë.

Në fakt mesfushori spanjoll ka dalë nga akademia e klubit nga Mestalla dhe është futur në vitin e fundit të kontratës e cila përfundon në qershor të vitit 2023.

Klubi spanjoll dëshiron ta shes këtë verë mesfushorin për mos ta humbur atë me parametra zero pas një viti.

E ardhmja e Soler pritet të mbetet sërish në Spanjë, pasi dy gjigantët spanjollë Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke u interesuar për transferimin e tij.

25-vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë me Valencian pasi në 38 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Si Xavi Hernandez ashtu edhe Diego Simeone e pëlqejnë shumë mesfushorin dhe kanë kërkuar nga drejtuesit e klubeve ta transferojnë atë.

Soler pëlqehet shumë edhe në Itali, ku Napoli është gati ta marrë atë për ta zëvendësuar Fabian Ruiz i cili do të largohet këtë verë.

Valencia i ka dhënë pushim shtesë Solerit vetëm e vetëm të gjej një klub, derisa skuadra nga Mestalla synon të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here