Një ditë para sulmit në qendrën tregtare në Kopenhagë, i dyshuari kishte ngarkuar disa video në YouTube

0
89

Një ditë para të shtënave në një qendër tregtare në Kopenhagë, një 22-vjeçar që besohet të jetë i dyshuari i arrestuar nga policia daneze ngarkoi disa video në YouTube.

Dhe siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, tri nga këto këto video kishin të njëjtin titull “Nuk më intereson” dhe shfaqin atë duke drejtuar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë drejt kokës së tij.

Në përshkrimin e njërës prej videove, ai thuhet se “Quetiapine nuk funksionon” duke iu referuar një ilaçi antipsikotik të licencuar në Danimarkë për të trajtuar skizofreninë, çrregullimin bipolar dhe depresionin e madh.

Të hënën, Policia e Kopenhagës tha se një burrë i akuzuar për të shtëna – nga të cilat gjetën vdekjen tre persona dhe u plagosën disa të tjerë – u dërgua në një repart psikiatrik për 24 ditë nga gjykata e qytetit.

Siç thekson më tej Sky News, fotografitë e personit të armatosur në qendrën tregtare përputheshin me veshjet e të dyshuarit në YouTube, duke përfshirë një jelek dhe pantallona të shkurtra.

Ai thuhet se nuk fliste gjatë videove, por pozon në pozicione të ndryshme duke drejtuar pushkën e gjuetisë në drejtim të kokës së tij, ndërsa demonstron duke tërhequr këmbëzën.

Këto video dhe kanali i të dyshuarit tani janë hequr nga YouTube për ato që platforma tha se ishin shkelje të udhëzimeve të saj të komunitetit.

Ndryshe, policia daneze thotë se nuk ka asnjë indikacion se të shtënat e së dielës kishin lidhje me terrorin dhe se ata besojnë se autori i armatosur ka shumë të ngjarë të ketë vepruar i vetëm dhe të ketë zgjedhur viktimat e tij rastësisht. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here