Charles Michel sot për vizitë në Shkup për shkak të propozimit francez

0
84

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, sot ndodhet për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në kuadër të vizitës përfaqësuesi i lartë i Këshillit të Evropës do të ketë takim kokë tet-a-tet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Më pas është paraparë të marrë pjesë në seancën e Qeverisë, pas së cilës kryeministri Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit të Evropës, Michel, në orën 13:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Qëllimi i vizitës së Michelit është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e Unionit për integrimin e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi francez në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here