Komandanti i FSK-së ndan medalje për Atasheun e Ushtrisë Amerikane

0
72

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka ndarë medalje për Atasheun e Ushtrisë Amerikane, Major Bret Wisecup me rastin e përfundimit tëmisionit në Kosovë.

Përmes një postimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë e ditur se “KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Major Bret Wisecup, Atasheun e Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe familjen e tij me rastin e përfundimit të misionit në Kosovë.”

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Major Bret Wisecup, Atasheun e Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe familjen e tij

Medalja “Shërbim Vetëmohues” është medalja me të cilën u dekoruar Maj Bret Wisecup, për shërbimin me performancë të jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrës si Atashe Ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

“Maj Wisecup dhe familja e tij patën rastin të diskutojnë me KOMFSK, për përvojat dhe marrëdhëniet e mira të krijuara me ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë shërbimit të tij në Kosovë,” shkruhet tutje në njoftim.

Për shërbimin e Maj Wisecup në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e FSK-së, Gjeneral Jashari ka falënderuar Atasheun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here