Operacion i madh i Europolit, mbi 130 persona u arrestuan për kontrabandë me njerëz

0
70

Policia në të gjithë Evropën ka arrestuar mbi 130 persona të dyshuar për kontrabandë me qenie njerëzore.

Kështu ka njoftuar policia evropiane Europol, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit.

Në operacionin e përbashkët të javës së kaluar morën pjesë 22 vende dhe gjatë tij u identifikuan më shumë se 100 viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjatë operacionit, i cili u koordinua nga agjencia evropiane e mbrojtjes së kufijve Frontex, pothuajse një milion njerëz dhe rreth 200 mijë automjete u kontrolluan në kufijtë tokësorë dhe detarë dhe në aeroporte.

Në këtë aksion gjithëpërfshirës, përveç 15 vendeve të Bashkimit Evropian, morën pjesë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Britania e Madhe dhe Lihtenshtajni.

Ndryshe, u angazhuan rreth 22.500 policë për këtë aksion të madh. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here