Rama i uron mirëseardhje Ramë Lahajt për Festivalin Ndërkombëtar të Operës

0
97

Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj” do të mbahet gjatë periudhës kohore 21-31 korrik.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një postim në Facebook ka shkruar se është i lumtur që në këtë vit me përkrahjen e komunës së Prishtinës do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj’.

“Për artistin tonë Ramë Lahaj nuk kam pse të them shumë, pasi vlerësimin ia ka dhënë bota, e ia kam ndjekur shfaqjet edhe personalisht në Berlin e në Londër”, ka shkruar Përparim Rama.

Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj”

Kryetari i Prishtinës ka shkruar se ka shumë rëndësi investimi në platformën edukativo-arsimore.

Tutje, Rama ka shtuar se janë të ideuar për talentët e rinj e në karrierë dhe në mundësitë e depërtimit të tyre në arenën ndërkombëtare.

“RLIOF sivjet do të ketë 5 mbrëmje koncertale, ku përveç yjeve operistike nga shtete të ndryshme, vend të rëndësishëm në repertorin e festivalit do të zërë edhe muzika e mirëfilltë shqipe”.

Në fund të postimit, Përparim Rama i uroi mirëseardhje soilistit Ramë Lahaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here