Tentoi të kontrabandojë emigrantë me automjet të ambulancës, ndalohet nga Policia

0
73

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së martës, e kanë ndaluar një autoambulancë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit kanë gjetur gjashtë emigrantë ilegalë, tre shtetas sirianë dhe tre shtetas nga Bangladeshi.

“Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (autoambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegalë (tre shtetas Sirianë dhe tre shtetas nga Bangladeshi)”, thuhet në njoftimin e Policisë,

Në njoftim thuhet se shtetasi kosovar i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Gjashtë emigrantë të ndaluar nga Policia e Kosovës, të martën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here