Deputetët e braktisin, Boris Johnson në “luftë” për të mbajtur postin e tij

0
90

Boris Johnson po mundohet të vazhdojë të mbajë postin e tij si kryeministër i Mbretërisë së bashkuar, pasi dy nga ministrat e tij më të lartë sulmuan udhëheqjen e tij dhe dhanë dorëheqjen.

Kancelari Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid dhanë dorëheqjen brenda 10 minutash nga njëri-tjetri, të ndjekur nga një pjesë e ministrave dhe ndihmësve të rinj.

Kritikët thanë se kishte për Johnson kishte “mbaruar” tashmë, ndërsa laburistët thanë se partia që ai drejtonte ishte e korruptuar.

Por një burim tha për BBC se Johnson ishte i vendosur të vazhdonte detyrën dhe “të përmbushte atë që i premtoi njerëzve”.

Në një lëvizje për të mbështetur qeverinë e tij me një riorganizim të kabinetit, ai emëroi Nadhim Zahaëi si kancelarin e ri, ndërsa shefi i kabinetit të kryeministrit, Steve Barclay, është bërë sekretar i shëndetësisë.

Johnson do të vihet nën presion të mëtejshëm gjatë ditës së sotme, pasi ai do të përballet me kërkesat e deputetëve ndaj tij.

Ai gjithashtu duhet të japë dëshmi në Komitetin e Ndërlidhjes – një grup deputetësh që shqyrtojnë politikën dhe vendimet e qeverisë.

Bim Afolami, i cili u largua nga posti i nënkryetarit të partisë drejtpërdrejt në TV të martën në mbrëmje,  tha se trajtimi i Doëning Street për aferën Chris Pincher kishte qenë “me të vërtetë i tmerrshëm” dhe ai nuk mund ta “mbronte më atë lloj sjelljeje”.

Ai tha për programin Today të BBC Radio 4 se e mbështeti Johnson në votën e tij të fundit të besimit, në mënyrë që t’i jepte kohë për të rindërtuar besimin pas Partygate, por gjërat ishin “përkeqësuar shumë” javët e fundit.

As Javid dhe Sunak nuk kanë folur publikisht që nga largimi, por letrat e tyre të dorëheqjes të martën ishin shumë kritike ndaj kryeministrit.

Javid paralajmëroi se udhëheqja nuk ishte “duke vepruar në interesin kombëtar”, ndërsa Sunak tha se publiku priste që qeveria të drejtohej “si duhet, me kompetencë dhe seriozitet”.

Udhëheqësit e partive opozitare u kërkuan ministrave të kabinetit që të bashkohen me dy ministrat dhe të japin dorëheqjen, ndërsa lideri laburist Keir Starmer tha se ishte gati për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Deputeti konservator, Andreë Mitchell, tha se Johnson nuk kishte as karakterin dhe as temperamentin për të qenë kryeministër dhe pyetja e vetme ishte se sa do të zgjaste çështja e dorëheqjes së tij.

Por asnjë deputet konservator nuk ka deklaruar një sfidë lidershipi kundër kryeministrit dhe disa ministra janë mbledhur rreth kryeministrit, duke përfshirë Sekretaren e Jashtme Liz Truss, një pretendente e mundshëm për ta zëvendësuar atë si lider konservator.

Ajo tha se ishte 100% në krah të kryeministrit, ndërsa ministrat e kabinetit duke përfshirë Dominic Raab, Michael Gove, Therese Coffey dhe Ben Wallace gjithashtu treguan se do të qëndronin në qeveri.

Mbrojtësi i konservatorëve, Daniel Kaëczynski, deklaroi se dorëheqjet do të forconin pozitën e Johnson, duke shtuar se ato mund të kishin shkaktuar një ortek kundër kryeministrit, gjë që nuk ka ndodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here