Në garat e mbajtura Kosova ka marrë pjesë në sporte të ndryshme.
Në garat e këtyre lojrave, “Dardanët” përfunduan në vendin e 16-të pasi i fituan gjashtë medalje në “Oran 2022”, i cili u mbajt në Algjeri.
Pesë medalje i siguroi sporti i xhudos dhe një ai i boksit, në një total prej tri të artave dhe tri të bronztave.
Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu fituna medaljet e arta në këtë garë prestigjioze, kurse Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Shpejtim Bajoku fituan medaljet e bronzta.
Por edhe kësaj herë ishin kryesisht garat në xhudoja ajo që e bëri Kosovën të jëtë krenare , ndërsa garuesit tjerë në garat e tjera kryesisht patën paraqitje të mirë dhe rezultate dëshpëruese.

Kosova në Lojërat Mesdhetare u përfaqësua nga 39 garues në 13 sporte të ndryshme
Ndërkohë, Shqipëria përfundoi e 18-ta në “Oran 2022” pasi i fitoi 4 medalje, prej tyre 2 të arit, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.