Milan Radojçiq me fletarrest, por dërgon mesazh nga veriu i vendit

0
81

Milan Radojçiqi, është i kërkuar nga Kosova si i dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Por, kjo nuk ka qenë pengesë për të që të bëjë një video nga veriu i vendit, e ku thotë se tani është në Kosovë.

Ai përmes këtij videomeszhi pretendon të jetë kthyer në Kosovë, për ti mbrojtur serbët.

“Terrori i vërtetë ndaj serbëve vetëm sa po fillon. Për njerëzit e mij në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të themi, mbi të gjitha, jam këtu, jam kthyer, dhe e dini se çka do të thotë kjo sepse nuk ka kthim prapa nga këtu. Rroftë Serbia”, ka thënë Radoiçiq.

Se si është futur në territorin e Kosovës nuk dihet, por publik është fakti se ndaj Milan Radojciqit ekziston një fletarrest.

I njëjti është i shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, ndërsa Radojciqi po ndiqet penalisht nga Prokuroria në Ferizaj.

Një gjë të tillë e pohon edhe prokurori Rasim Maloku.

“Na nuk e dimë a është i vërtetë ai incizim, kur u ba, aj mundet me kanë naj provokim, Kryesorja ky ka fletarrest për rastin Brezovica. Ka kërcënu ka frikësu dëshmitarë, por për raste tjera nuk dina. Në të gjitha pikat kufitare, është i shpërndarë”, ka deklaruar Maloku

Por, ky nuk është rasti i vetëm ku Milan Radojciqi dyshohet të jetë i përfshirë.

Ai që njihet si njeriu më i fuqishëm i veriut të Kosovës, ka dyshime të forat se është i përfshirë edhe në vrasjen e Olvier Ivanoviqit.

Madje një gjë e tillë pohohet edhe një aktkuzë që është ngritur nga Prokuroria Speciale për këtë rast.

“Në bisedën telefonike 13 minuta, në ditën e vrasjes, bisedë e zhvilluar mes dy personave njëri në Serbi e tjetri në Mitroivë të Veriut, i cili thotë se vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviqit, e ka kryer mafia në krye me Milan Radoiçiq, mik i afërm i kriminelit Zvonko Veselinoviq. Në këtë bisedë telefonike ceket se organizator i vrasjes sipas tij është shteti i Serbisë me grupin kriminal te organizuar të Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselenoviqit”, ka deklaruar PSRK.

Duke pasur parasysh faktin se mbi Milan Radoiciqin rëndojnë dyshime të shumta, RTV Dukagjini i ka adresuar pyetje edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme por edhe Policisë së Kosovës.

Por, të njëjtit kanë qëndruar të heshtur ndaj këtij rasti.

E kaq i heshtur nuk ka qëndruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Sresidenti serb, Aleksandër Vuçiq

“Nuk më intereson se cili është mesazhi, pyesni se çfarë është. Ata thonë se ka bërë një foto në Leposaviq dhe ka thënë se është kthyer. Po, po, ai jeton në KiM, çfarë është në diskutim. Më pak ju shqetëson në Beograd, ju shqetëson më shumë në Leposaviq. Duhet të më thoni se çfarë kuptimi ka, unë duhet të kuptoj se çfarë doni të dëgjoni nga unë. Nuk ka rëndësi për mua, ai mundet. zgjedh ku do të jetojë në Leposaviq të Mitrovicës, mund të jetojë në Beograd, Novi Sad, ku të dojë, kjo është punë e tij private”, ka thënë Vuçiq.

Nga ana tjetër një reagim të menjëhershëm nga Policia e Kosovës e ka kërkuar njohësi i Sigurisë, Nuredin Ibishi.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë.

 

Milan Radoicic që është nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa në shkurt të këtij viti ka ikur nga dora e Policisë në pikën kufitare në Bërnjak. Për këtë rast Inspektorati Policor kishte suspenduar tre policë, një kapiten, një rreshter dhe një polic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here