Grubi përgëzoi Faton Ahmetin për marrjen e detyrës kryetar dege në Tetovë

0
86
Mbrëmë u realizua pranim-dorëzimi i mandatit për kryetar dege të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Tetovës.
Faton Ahmeti mori mandatin e tij me ç’rast u përgëzua edhe nga kryetari Ahmeti dhe Zëvendëskryeministri i parë Grubi.
Në vazhdim statusi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi:
“Pas Gostivarit, në Tetovë bashkë me kryetarin Ali Ahmeti përgëzuam aktivin politik të BDI-së për realizimin me sukses të procesit zgjedhor brendapartiak mbi parimin demokratik një anëtar – një votë. Përgëzuam Fatonin, anëtarët e përzgjedhur të degës, drejtuesit dhe anëtarët e çdo këshilli vendor duke ju uruar shumë suksese në përgjegjësitë e reja për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe për të realizuar synimet programore të jetës më cilësore. Me punë të sinqertë dhe me përkrahjen e liderit Ali Ahmeti kjo përbërje e re do të shkruajë sukseset e reja në kapitullin e zhvillimit të Tetovës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here