Latifi: Jemi duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve Onkologjike të pacientëve tanë

0
84

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, për të parë nga afër situatën e krijuar nga dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në aparaturat kësaj klinke. Këtë lajmë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në rrjetin social Facebook.

Ilustrim

Për situatën e krijuar, ministri Latifi, u njoftua nga Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë, ku nga këta të fundit u kërkua vlerësim i detajuar për dëmet e shkaktuara.

Ministri Latifi, theksoi se janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve Onkologjike të pacientëve, derisa të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në aparaturat e Klinikës së Onkologjisë.

Po ashtu, ministri Latifi, tha se bisedimet e tilla janë të mundura edhe me shtetet e tjera të rajonit.

Ilustrim

Numri i pacientëve që kanë qenë në pritje dhe njëherit në trajtim është 233.

Ministri Latifi, me këtë rast, falënderoi stafin që kanë qenë prezent në kohën kur ka ndodhur dëmet, të cilët kanë intervenuar në kohë reale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here