Bllokada në mbarë vendin nga nesër në orën 13.00 ka paralajmëruar sonte VMRO-DPMNE para Kuvendit, ku ka protestuar për të gjashtën ditë radhazi kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë.
“Nesër vazhdojmë me bllokada në mbarë Maqedoninë. Në 4 vende, në Shkup para Qeverisë, si dhe bllokimi i rrugëve kryesore Shtip Veles, Strumicë Radovish dhe Pletvar Prilep.