Baerbock dëshiron të izolohet Lavrovi në samitin e G20

0
79

Para takimit të G20 në Bali, shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, u bëri thirrje pjesëmarrësve të reagojnë së bashku kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe izolimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

“E drejta ndërkombëtare është një interes i përbashkët për ne”, tha kryediplomatja gjermane përpara se të hapte samitin. “Kjo është edhe arsyeja për të mos i lënë hapësirë Rusisë”, shtoi ajo.

Foto: DPA

Ndërkohë, Lavrov arriti në Bali dhe duhet të takohet menjëherë me homologët kinezë dhe turq, Wang Yi dhe Mevlut Çavusoglu, raporton dpa.

G20 bashkon 19 vende ekonomikisht të forta dhe Bashkimin Evropian. Ndryshe nga grupi i shtatë ekonomive më të mëdha në botë, G20 përfshin gjithashtu vende me praktika të dobëta demokratike, duke përfshirë autokraci si Rusia, Kina dhe Arabia Saudite.

Pjesëmarrja e Lavrovit në Bali është një lloj provokimi para ardhjes së presidentit rus, Vladimir Putin në samitin e G20 më 15-16 nëntor në Bali.

Disa vende tashmë e kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen nëse Putini është atje, dhe vëzhguesit tani presin me ankth të shohin nëse ndonjë nga ministrat do ta bojkotojë konferencën.

Një zëdhënës i mikpritësit, ministrisë së jashtme të Indonezisë, nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt mbi spekulimet. Ai vetëm tha se “ne diplomatët duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm”.

Ndryshe, njoftimi i zakonshëm i përbashkët nga konferenca me sa duket do të mungojë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here