MINT: Benzina lirohet për një cent, nafta dhe gazi me çmime të njëjta

0
71

Nga 1.73 euro për litër sa ishte të enjten, të premten e 8 korrikut, çmimi i benzinës ka rënë në 1.72 euro, ndërsa nafta dhe gazi mbesin me çmim të njëjtë.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme dhe kompanitë e derivateve nuk do të kenë të drejtë për 24 orë që t’i rrisin këto çmime më lart sesa është caktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT).

Ministria në fjalë, pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan”, për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Njoftimi nga MINT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here